Kovaçki ia uron fitoren kandidatit të BDI-së në Bërvenicë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 nëntor Zhurnal.mk – Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, sonte në Bërvenicë ia uroi fitoren kandidatit të BDI-së për kryetar të Komunës, Arkin Jahiu. Ai theksoi se dallimi në vota ndaj kandidatit të partisë së tij, Stojanço Radiçevski, është rreth 200 vota.

“Natyrisht, dëshiroj t’i përgëzoj kundërshtarët që arritën fitore në këtë cikël zgjedhor. Ndonjëherë nuk mund të bëhet asgjë kundër numrave, shifrat janë ato që janë. Ata arritën të sjellin shumë njerëz nga jashtë, të cilët nuk jetojnë këtu, por jetojnë jashtë kufijve të kësaj atdheje, megjithatë votuan për kandidatin e BDI-së. Me këtë rast, dëshiroj t’ia uroj fitoren”, deklaroi Kovaçki.

artikuj të ndërlidhura