Imer Selmani për Forumin në Shkup: Kufijtë po shndërrohen në ura bashkëpunimi mes dy vendeve

Nga B.M
401 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 maj, Zhurnal.mk – Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Imer Selmani, ka marrë pjesë në Forumin e Biznesit “Maqedoni e Veriut-Shqipëri: Përtej Kufijve”, i mbajtur në Shkup, duke e cilësuar atë si një ngjarje të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe partneritetit rajonal ndërmjet dy vendeve.

Në njoftimin e tij, Selmani theksoi se forumi bashkoi përfaqësues të komunitetit të biznesit, institucioneve, diplomacisë dhe organizatave partnere nga të dy shtetet, në një frymë bashkëpunimi, besimi dhe vizioni të përbashkët për zhvillim ekonomik.

Sipas tij, ky takim krijoi hapësirë për iniciativa të reja, investime dhe lidhje më të forta ekonomike ndërmjet Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

“Kur biznesi, institucionet dhe diplomacia veprojnë së bashku, kufijtë shndërrohen në ura bashkëpunimi dhe zhvillimi”, ka theksuar Selmani, duke shtuar se përkushtimi ndaj integrimit rajonal dhe zhvillimit të komunitetit të biznesit mbetet një faktor motivues për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e bashkëpunimit përtej kufijve.

Ai shprehu përgëzime edhe për Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup dhe ambasadorin Denion Meidani, si dhe për Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, për iniciativën dhe organizimin e forumit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër