VMRO: Filipçe po ndjek politikën e Zaevit ndaj Bullgarisë

Nga Xh M
686 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 maj Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE ka akuzuar kreun e LSDM-së, Venko Filipçe, se po vazhdon politikat e ish-kryeministrit Zoran Zaev, të cilat sipas partisë janë kundër interesave shtetërore.

Nga VMRO-DPMNE thonë se Filipçe po pranon termin “veri-maqedonas”, të cilin ata e konsiderojnë ofendues për maqedonasit. Sipas tyre, LSDM nuk kundërshton qëndrimet e Bullgarisë ndaj identitetit dhe gjuhës maqedonase.

Partia në pushtet gjithashtu kundërshton kërkesat për ndryshime kushtetuese pa garanci të qarta për rrugën drejt Bashkimi Evropian. Ata thonë se integrimi evropian duhet të bëhet pa, siç shprehen, “lëshime identitare”.

Në fund, VMRO-DPMNE i bëri thirrje Filipçes të mbrojë interesat shtetërore dhe kombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër