Beograd, 18 maj, Zhurnal.mk – Kryetarii autoritar i Serbisë tha se i ka thënë Kryetarie të Komisionit të BE-së se institucionet e vendit – duke iu referuar parlamentit të dominuar nga partia që ai kontrollon – do të rishikojnë dhe përmirësojnë ligjet kontroverse të gjyqësorit, siç sugjerohet nga Komisioni i Venedikut i Këshillit të Evropës, raporton dtt-net.com, përjellë Zhurnal.mk.
Aleksandar Vuçiç tha në një njoftim për shtyp se pati një “bisedë shumë të mirë dhe të hapur me Ursula von der Leyen mbi vazhdimin e procesit të reformave në Serbi, me referencë të veçantë zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venedikut dhe pajtueshmërinë e mëtejshme me standardet evropiane”.
“Unë përsërita se Serbia mbetet e përkushtuar fuqimisht për zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit, për përmirësimin e sistemit gjyqësor, forcimin e pavarësisë së institucioneve dhe për zbatimin konsistent të zgjidhjeve ligjore në përputhje me rekomandimet”, shtoi ai për ligjet e sponsorizuara nga partia e tij SNS, por të kontestuara nga opozita dhe Komisioni i BE-së e Komisioni i Venedikut.
Për shkak të ligjeve që synojnë të heqin pavarësinë e prokurorisë dhe organeve të tjera gjyqësore, Komisioni Evropian ka ndaluar pagesat për Serbinë nga fondi i ri i BE-së nga rajoni.
Qeveria, të cilën e kontrollon Vuçiç, ka filluar tashmë shqyrtimin e ndryshimeve të fundit kontraverse të disa ligjeve gjyqësore dhe është tashmë në konsultime me Komisionin e Venedikut për ndryshimet e saj të draftit, përpara se ato të dërgohen në parlament për debat dhe votim.
Ndryshimet ligjore që janë objekt harmonizimi dhe diskutimi kanë të bëjnë me Ligjin për Prokurorinë Publike, Ligjin për Organizimin dhe Kompetencën e Organeve Shtetërore për Luftimin e Krimit të Teknologjisë së Lartë, Ligjin për Selitë dhe Zonat e Gjykatave dhe Prokurorive Publike, Ligjin për Gjyqtarët dhe Ligjin për Këshillin e Lartë të Prokurorive.
Nga pesë ligjet e miratuara nga Kuvendi dhe të dekretuara nga Vuçiçi në fund të janarit, ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë Publike, janë ato më të kontestuara pasi sipas Komisionit Evropian, Komisionit të Venedikut të Këshillit të Evropës dhe opozitës, ato dëmtojnë pavarësinë e strukturave gjyqësore. Partitë opozitare thonë se ndryshimet e bëra nga partia SNS e Vuçiçit synojnë të shkurtojnë kompetencat e Zyrës së Prokurorit Special kundër Krimit të Organizuar dhe të thyejnë pavarësinë e saj në luftën kundër krimit të organizuar. / Zhurnal.mk
