Prishtinë, 19 maj, Zhurnal.mk – Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka bërë asnjë reformë në arsim gjatë gjashtë vjetëve qeverisjeje.
“Brenda gjashtë vjete qeverisjeje me 1.2 miliardë euro, VV-ja s’ka arritur ta niste ASNJË reformë në arsim.
Ja si bëhen reformat kur ka vullnet politik, kur ka vendosmëri e kur e do dijen dhe të mirën e fëmijëve!
Jam krenare, që brenda gjashtë muajsh, kam bërë realitet reformën e MËSIMIT TËRËDITOR.
FËMIJËT tanë meritojnë dije e të ardhme ma mire”, shkruan Lushaku-Sadriu në postim.
