Hargreaves takon Radoniqin, i jep mbështetje për zgjedhjet e 7 qershorit

Nga D. V.
366 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 maj, Zhurnal.mk – Ambasadori britanik në Kosovës, Jonathan Hargreaves i ka shkuar në takim kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqit.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves tha se KQZ luan rol thelbësor në sigurimin e integritetit dhe transparencës së proceseve zgjedhore të Kosovës.

Ai shtoi se gjatë takimit me Radoniqin, ishte gjë pozitive të dëgjonte se si KQZ po përmirëson dhe ashpërson procedurat e saj edhe më tej.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Britania kanë zhvilluar një marrëdhënie të ngushtë në bashkëpunimin tonë të suksesshëm kibernetik për të siguruar ecurinë efektive të tabulimit të votave dhe publikimit të softuerit në zgjedhjet e fundit komunale dhe nacionale. Kam kënaqësinë të vazhdoj mbështetjen tonë për zgjedhjet e ardhshme nacionale më 7 qershor”, ka thënë ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër