Ndalohet një person në Gostivar, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Nga D. V.
336 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 19 maj, Zhurnal.mk – SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një person nga Gostivari, i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg.

“Më 18.05.2026 në ora 21:10 në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gallates kanë privuar nga liria personin V.A.(52) nga fshati Negotinë. Ai kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Gostivarit për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajsh për vepër penale të kryer sipas nenit 215 të Kodit Penal “prodhim dhe lëshim në qarkullim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër