Kështu do të duken fletëvotimet për zgjedhjet e 7 qershorit

Nga D. V.
331 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 maj, Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit dhe broshurës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Fletëvotimi përmban 21 subjektet politike të renditura sipas tërheqjes së numrave rendorë dhe do të përdoret për votimin në përfaqësi diplomatike më 6 qershor dhe në vendvotime në Kosovë më 7 qershor.

Në frymën e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Republikën e Kosovës, përveç gjuhës shqipe dhe serbe, në fletëvotimet e disa komunave do të përdoren edhe gjuhët e komuniteteve tjera. Kështu, në Komunën e Prizrenit, fletëvotimi do të përmbajë udhëzime në gjuhën turke dhe boshnjake; në Komunën e Mamushës në gjuhën turke; në Komunën e Obiliqit në gjuhën rome; ndërsa në Komunën e Dragashit në gjuhën boshnjake.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër