Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit

Nga D. V.
565 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Shqipe Mjekiqi i është bashkuar ekipit të tij për të kontribuar në fushën e politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në një postim publik, Kurti tha se me Mjekiqin ka diskutuar për prioritetet e Kosovës në proceset euroatlantike dhe zhvillimet politike e të sigurisë.

“Në ekipin tim si Kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti.

Ai shtoi se me të kanë biseduar për rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike dhe zhvillimet në vend e rajon.

“Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat tona socio-ekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë”, thuhet në postimin e tij.

Shqipe Mjekiqi ka qenë nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa në mars të vitit 2023 kishte dhënë dorëheqje nga pozita dhe strukturat drejtuese të partisë. /Telegrafi/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër