Kumanovë: Dy motrat e rrahin njerkën, i arreston policia

Nga D. V.
447 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 maj, Zhurnal.mk – Sapo e kishin marrë telefonatën respektivisht denoncimin, pjestaret e Policise se Kumanoves (SPB), i kishin arrestuar dy mortat, përcjellë portali “KumanovaSot”, njoftimi e Policisë së Kumanovës.

Njëra me iniciale A.Q. e moshës 43- vjeçe dhe tjetra motër me iniciale E.Q., e moshës 20 vjeçe, te cilat në shtëpinë familjare në Kumanovë, e kishin sulmuar fizikisht, siç thuhet ne njoftimin e SPB-së, “njerkën (gruan) e babait të tyre të ndjerë”.

Sipas Policisë së Kumanovës (SPB) rasti i ketille kishte ndodhur ditë më parë, respektivisht “me datën 19.maj.2026, ne ora 01:30” kur ishin arrestuar dhe deruagr ne Stacionin e Policisë.

Derisa procedura hetimore me grumbullimin e provave dhe fakteve po vazhdon, më tej pritet të ndërmerren edhe masat tjera ligjore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër