Shkëndija e Tetovës e ka mbyllur sezonin 2025/26 në mënyrën më të dobët të mundshme, pasi në javën e fundit të kampionatit u mposht bindshëm 3:0 në derbin ndaj Vardarit. Kampioni i ri i vendit dominoi takimin, duke përfituar fillimisht nga autogoli i Ajetit, ndërsa më pas Zakariq dhe Nikollov vulosën fitoren me golat e tyre, raporton SHENJA.
Skuadra tetovare pati vështirësi të krijojë raste konkrete dhe nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, duke e mbyllur sezonin me një humbje të rëndë ndaj rivalit direkt. Kjo disfatë vjen vetëm pak ditë pasi Shkëndija humbi edhe finalen e Kupës, duke e përfunduar edicionin pa trofe.
Në ndeshjen tjetër të javës së fundit, Arsimi arriti fitore minimale 1:0 ndaj Strugës, duke e mbyllur sezonin me rezultat pozitiv para tifozëve të vet.
