Klubet spanjolle shkruajnë histori në Ligën e Kampionëve, për herë të parë arrihet rekordi i jashtëzakonshëm

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Futbolli spanjoll ka shkruar histori në Ligën e Kampionëve, pasi për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni, pesë klubet e La Ligës kanë regjistruar pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara brenda një xhiroje të vetme. Rekordi u kompletua pas fitores dramatike të Real Betisit ndaj Portos me rezultat 3-2.

Të martën, më 13 tetor, Barcelona triumfoi me rezultat bindës 4-1 në udhëtim ndaj Galatasarayt, ndërsa Atletico Madridi mposhti Manchester Unitedin 2-0.

Në të njëjtën mbrëmje, edhe Villarreal arriti fitore, duke e mposhtur Napolin me rezultat 3-1 në stadiumin e tij, Estadio de la Ceramica.

Një ditë më vonë, më 14 tetor, ishte radha e Real Madridit për të dhuruar spektakël.

Madrilenët përmbysën disavantazhin prej dy golash, pasi ishin në humbje 3-1 ndaj Romës, për të triumfuar në fund me rezultat 4-3 në Stadio Olimpico.

Serinë historike të fitoreve e kompletoi Real Betisi, që mposhti Porton 3-2, duke bërë që të pesë përfaqësueset e futbollit spanjoll të dalin fituese në të njëjtën xhiro të Ligës së Kampionëve.

Ky sukses i ka ndihmuar klubet spanjolle të forcojnë pozitën e tyre në garën evropiane.

Pas rezultateve të fundit, skuadrat e La Ligës kanë regjistruar gjithsej tetë fitore në 10 ndeshje të zhvilluara deri më tani në fazën e ligës së këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër