KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë

Nga Xh M
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kaçanik, 24 maj Zhurnal.mk – Operatorët për Heqjen e Mjeteve Shpërthyese të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, nga kontingjentet austriake dhe rumune, kanë zhvilluar një inspektim sigurie gjatë një operacioni shpërthimi në një gurore pranë Kaçanikut.

Sipas njoftimit të KFOR-it, aktiviteti është realizuar nën koordinimin e inxhinierëve të përbashkët të shtabit të KFOR-it dhe në bashkëpunim të ngushtë me inspektorët e eksplozivëve minerarë nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (ICMM).

KFOR ka theksuar se ky angazhim i rregullt dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për bashkëpunim me institucionet lokale, forcimin e partneriteteve dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Misioni i NATO-s rikujtoi se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, duke kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër