“Maturantja” pas festës rrëmbehet dhe rrihet nga 40-vjeçari me të cilin ishte në lidhje

Nga Xh M
527 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Manastir, 24 maj Zhurnal.mk – Një 40-vjeçar nga Manastiri po përballet me procedurë penale pasi dyshohet se ka mbajtur me forcë të mbyllur dhe ka sulmuar fizikisht një vajzë 18-vjeçare me të cilën kishte lidhje personale.

Sipas Prokurorisë Themelore Publike, ngjarja ka ndodhur më 23 maj në orët e hershme të mëngjesit, pasi vajza po kthehej nga mbrëmja e maturës. I dyshuari e kishte ndaluar me veturë dhe pasi ajo kishte hyrë në automjet, ai nuk e kishte dërguar në shtëpi, por kishte vazhduar të voziste duke ia marrë telefonin dhe duke mos e lejuar të largohej.

Situata eskaloi kur automjeti ndaloi në një lokacion, ku 18-vjeçarja tentoi të ikte. Sipas hetimeve, 40-vjeçari e ndoqi, e sulmoi fizikisht dhe e goditi disa herë. Më pas, ai e futi sërish në veturë dhe vazhdoi dhunën, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe gjakderdhje nga hunda.

Vajza në fund arriti të shpëtojë dhe të kërkojë ndihmë nga një kalimtar i rastit.

Nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për një rast serioz me elemente të privimit të kundërligjshëm të lirisë dhe dhunës fizike.

“Personi i dyshuar më 23 maj në orët e hershme të mëngjesit kundërligjshëm e ka mbyllur, mbajtur të izoluar dhe lënduar fizikisht 18-vjeçaren me të cilën kishte marrëdhënie të afërta personale”, thuhet në njoftimin e SPB Manastir.

Për shkak të rrezikut për arratisje, incidenteve të mëparshme të lidhura me dhunë dhe seriozitetit të veprës, Prokuroria ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin.

Gjykatësi i procedurës paraprake në Bitola pritet të vendosë lidhur me kërkesën për masën e paraburgimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër