Shaip Kadriaj vazhdon mobilizimin në Zvicër: Mërgata është forca jonë drejt fitores

Nga Xh M
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lozanë, 24 maj Zhurnal.mk – Kandidati i PDK-së, Shaip Kadriaj, ka vazhduar takimet me mërgatën shqiptare në Zvicër, duke zhvilluar tubime falënderuese në Lozanë, Fribourg dhe Bernë, së bashku me Artan Behramin dhe Visar Korenicën.

Në fokus të këtyre takimeve ishte falënderimi për angazhimin e aktivistëve dhe simpatizantëve të PDK-së në diasporë, të cilët po konsiderohen si një nga shtyllat kryesore të mobilizimit politik para zgjedhjeve.

Kadriaj theksoi se mërgata po jep energji dhe mbështetje të jashtëzakonshme për ndryshimin politik në Kosovë, duke shtuar se “forca jonë jeni ju — ata që çdo ditë angazhohen për një Kosovë më të mirë”.

Ai bëri thirrje për vazhdim të mobilizimit dhe unitetit, duke përsëritur mesazhin politik të fushatës së PDK-së: “Ka ardhur koha t’i themi bashkë: STOP KRIZËS”.

Takimet në Zvicër vijnë në kuadër të aktivitetit të shtuar të PDK-së me diasporën, ku Shaip Kadriaj po shfaqet si një nga figurat më aktive të partisë në terren.

https://www.facebook.com/share/p/1EJKBx9zpm/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër