Hamza në BIK për Kurban Bajram: Festë që bashkon njerëzit dhe forcon solidaritetin

Nga D. V.
377 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 maj, Zhurnal.mk – Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku është pritur nga Myftiu Naim Tërnava, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët myslimanë për këtë festë, duke theksuar rëndësinë e saj si ditë e solidaritetit dhe bashkimit mes njerëzve.

“Si zakonisht festa të tilla vijmë për me urue Bashkësinë Islame. Myftiun, mikun tim, Naime, zotin Tërnava, a për festën e Kurban Bajramit shfrytëzoj rastin që gjithë besimtarëve të besimit islam t’u uroj këtë festë të solidaritetit, sakrificës, një ditë e veçantë që njerëzit i bashkon, njerëzit shkojnë për të uruar njëri-tjetrin, kështu ka qenë, kështu do të jetë dhe kështu duhet me qenë edhe në të ardhmen. Është kënaqësi që isha këtu dhe gjithë familjeve në Kosovë u uroj shëndet, begati dhe mirëqenie.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër