Kalaja e Shkupit pas një pauze disa vjeçare, do t’i hapë dyert për turistët

Nga B.M
422 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 maj, Zhurnal.mk – Hapja e kalasë së Shkupit mbetet një ndër prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit e cila ka potencial të lartë për tërheqjen e turistëve të huaj.

Në fund të muajit qershor, dyert e kalasë së Shkupit do të hapen për vizitorë ndërsa fluks turistësh pritet të sjellin edhe monumentet si Aquadukti dhe Skupi. Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, theksoi se përveç kulturës, prioritet mbetet edhe ekologjia dhe hapja e hapësirave me potencial për zhvillimin kulturor dhe turistik.

“Përveç kulturës prioritet është ekologjia, prioritet është hapja e vendeve me potencial ku mund të zhvillohet kultura. Ajo që mund ta them është që prioritet i përbashkët i Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, është hapja e kalasë e cila do të ndodhë deri në fund të muajit qershor e këtu është edhe Aquadukti dhe Skupi, dhe po ashtu edhe vendet me potencial të cilat do të tërheqin turistë në të ardhmen”, deklaroi Zoran Lutkov, Ministër i Kulturës dhe Turizmit.

Sa i përket bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Qytetit të Shkupit, sot u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në pjesën e turizmit dhe shfrytëzimin e hapësirave turistike dhe përmirësimin e kushteve të cilat janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit.

Kalaja e Shkupit ka mbetur e mbyllur për vizitorë që nga viti 2017, pas dëmtimeve dhe ndërhyrjeve në infrastrukturë që e bënë të pasigurt për qasje të lirë. Që atëherë, zona është hapur vetëm pjesërisht ose në mënyrë të kufizuar. Kalaja e Shkupit daton nga shekulli VI, me gjurmë edhe më të hershme të banimit në zonë./Alsat/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër