Shkup, 30 maj Zhurnal.mk – “Deklaroj në mënyrë të prerë se i mohoj akuzat e garniturës qeverisëse, në krye me deputetin Brane Petrushevski, i cili prej ditësh më akuzon se kam shpenzuar para sindikale,” thotë për TV 24 kryetari i UPOZ-it, Trpe Dejanoski.
Kreu i këtij sindikati degë, i cili është pjesë e LSM-së, thotë se sulmet janë tendencioze për shkak të luftës së sindikatave për më shumë të drejta të punëtorëve, gjë që sipas tij i pengon pushtetit.
Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, nga ana tjetër, në një seri sulmesh ka akuzuar Dejanoskin dhe anëtarët e LSM-së, duke pretenduar se për organizimin e lojërave sportive në Çanj të Malit të Zi janë shpenzuar rreth 60.000 euro.
Petrushevski akuzon se udhëheqja e LSM-së “plotësisht e ka humbur drejtimin” dhe në vend që të fokusohet në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, po largohet nga anëtarësia dhe po shpenzon para sindikale.
Ndërkohë, këto akuza mes organizatës sindikale dhe pushtetit nuk janë të reja. Më herët ka pasur mosmarrëveshje dhe një seri akuzash edhe ndaj kryetarit Trendafilov, i cili ka pasur përplasje të shumta me deputetin Petrushevski.
Mosmarrëveshjet mes sindikatave dhe pushtetit u aktualizuan më tej pasi u publikua shporta sindikale për muajin maj, e cila sipas LSM-së arrin në 68.743 denarë. Në Këshillin Ekonomiko-Social pritet të vendoset në rend dite edhe shporta qeveritare.”
