Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallime për qasjen ndaj Beogradit

Nga D. V.
498 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke theksuar se ndonëse marrëdhëniet mes tyre janë të mira, ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje politike.

Kurti tha se bashkëpunimi mes dy vendeve nuk nënkupton domosdoshmërisht pajtim në çdo qëndrim politik, veçanërisht sa i përket raportit me Beogradin zyrtar.

“Edi Ramën marrëdhëniet i kemi të mira. Kjo s’do të thotë që pajtohemi për të gjitha çështjet, në veçanti për shembull me qëndrimin tonë karshi Beogradit zyrtar. Ne kemi ndjeshmëri tjetër, aty dallojmë”, tha Kurti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër