Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditje në tru në moshën 75-vjeçare

Nga D. V.
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtari legjendar i R&B-së, Peabo Bryson, i njohur për interpretimet ikonike në kolonat zanore të filmave të Disney-t si “Beauty and the Beast” dhe “A Whole New World”, ka pësuar një goditje në tru në moshën 75-vjeçare.

Sipas një përfaqësuesi të artistit, Bryson aktualisht është nën kujdes mjekësor dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

Familjarët e këngëtarit kanë kërkuar privatësi në këtë moment të vështirë, ndërsa kanë falënderuar fansat për mbështetjen, lutjet dhe dashurinë e tyre, shkruan DailyMail.

Gjendja e tij shëndetësore vjen më shumë se shtatë vjet pasi ai kishte kaluar edhe një atak të lehtë në zemër në shtëpinë e tij në Gjeorgji.

Bryson, i lindur në Greenville të Karolinës së Jugut, është një nga zërat më të njohur të R&B-së dhe soul-it amerikan.

Ai ka fituar dy çmime Grammy dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën botërore përmes dueteve të tij të famshme me Celine Dion dhe Regina Belle në projektet e Disney-t.

Karriera e tij nisi në vitet e 70-ta dhe u konsolidua me sukses në dekadat pasuese, duke sjellë hite të shumta në Billboard dhe duke u bërë një emër i respektuar në industrinë muzikore ndërkombëtare.

Pavarësisht gjendjes shëndetësore, fansat e tij në mbarë botën po i qëndrojnë pranë ikonës së muzikës soul.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër