Modelja nga Afrika e Jugut, Candice Swanepoel, ishte një nga yjet më të komentuara të sfilatës së këtij viti të Victoria’s Secret, e mbajtur të dielën në Los Angeles.
Ajo u shfaq në pasarelë me tri veshje të ndryshme, por vëmendjen më të madhe e mori fiziku i saj i stërvitur, i cili mahniti përdoruesit e rrjeteve sociale.
Swanepoel, e cila nesër (e martë) feston ditëlindjen e 38-të, dëshmoi sërish pse konsiderohet një nga modelet më të njohura të këtij brendi.
Candice
Videot e ecjes së saj në pasarelë u shpërndanë me shpejtësi në internet, ndërsa komentet e admiruesve ishin të shumta.
“Trup si në ëndrra”, shkroi një përdorues, e një tjetër komentoi: “Candice Swanepoel, çfarë gruaje je, më ke lënë pa fjalë”.
Candice
Vëmendje të veçantë mori edhe një video e publikuar nga një përdorues, i cili pyeti se kush ishte kjo “divë”.
Reagimet nuk munguan, pasi shumë të tjerë u habitën që dikush nuk e njihte modelen e famshme.
Barbara
“Nuk e di kush është Candice Swanepoel? Të lutem, dil nga interneti”, ishte një nga komentet.
Në sfilatë, modelja u shfaq fillimisht me një veshje të bardhë të zbukuruar me kristale dhe krahë të mëdhenj.
Më pas, prezantoi një kombinim ngjyrë bruz me rrjetë zinxhirësh të artë, teksa paraqitjen e përfundoi me dukje rozë prej dantelle dhe një mantel byrynxhyk, të cilin e hapi si krahë.



