Trajneri i kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, shpalli listën përfundimtare prej 26 futbollistësh që do ta përfaqësojnë vendin në Kupën e Botës 2026.
Për Turqinë, ky është një moment historik, pasi ata po kthehen në planetarium për herë të parë që nga viti 2002, kur fituan medaljen e bronztë, dhe tani janë ndër përfaqësueset që mund të jenë befasia e kampionatit.
Trajneri italian ka zgjedhur një skuadër në të cilën yjet kryesorë dhe udhëheqësit e valës së re janë 21-vjeçarët Arda Guler (Real Madrid) dhe Kenan Yildiz (Juventus), teksa ylli kryesor i ekipit padyshim se është Hakan Calhanoglu (Inter).
Turqia siguroi biletën e saj për në Kupën e Botës përmes një kampanje dramatike. Pasi përfundoi e dyta në Grupin E pas Spanjës, skuadra e Montellës mundi Rumaninë (1-0) dhe më pas Kosovën (0-1) në plya-off.
Një përforcim i madh për mesfushën turke është Can Uzun nga Eintracht Frankfurt, i cili ka një sezon të shkëlqyer pas tij me 10 gola dhe 5 asistime.
Shumë emra të njohur u hoqën nga lista më e gjerë. Ndër ata që nuk udhëtuan janë Yusuf Akcicek, Aral Simsir (i cili shënoi plot 23 gola sezonin e kaluar), Atakan Karazor dhe Ahmetcan Kaplan.
Katër lojtarët e fundit që u eliminuan përpara se të finalizohej lista përfundimtare ishin Sengezer, Eskihellac, Tinaz dhe Sari.
Megjithatë, vëmendjen më të madhe të medias e tërhoqi mos-ftesa a Berke Ozer të Lille. Në nëntor të vitit të kaluar, Ozer u largua vullnetarisht nga kombëtarja pasi mësoi se nuk do të ishte në protokoll për ndeshjen kundër Bullgarisë, gjë për të cilën Montella dhe Federata Turke e Futbollit (TFF) nuk ia falën.
Skuadra përfundimtare e Turqisë për Kupën e Botës:
Portierë: Ugurcan Cakır (Galatasaray), Altay Bayindır (Manchester United), Mert Gunok (Besiktas)
Mbrojtja: Ferdi Kadioglu (Brighton), Merih Demiral (Al Ahli), Zeki Celik (Roma), Ozan Kabak (Hoffenheim), Mert Muldur (Fenerbahce), Abdulkerim Bardakci (Galatasaray), Eren Elmali (Galatasaray), Caglar Soyuncu (Fenerbahce), Samet Akaydin (Rizespor);
Mesfusha: Arda Guler (Real Madrid), Can Uzun (Eintracht Frankfurt), Orkun Kokcu (Besiktas), Hakan Calhanoglu (Inter), Ismail Yuksek (Fenerbahce), Kaan Ayhan (Galatasaray), Salih Ozcan (Borussia Dortmund);
Sulmi: Kenan Yildiz (Juventus), Barıs Alper Yilmaz (Galatasaray), Kerem Akturkohlu (Fenerbahce), Yunus Akgun (Galatasaray), Ohuz Aydin (Fenerbahce), Deniz Gul (Porto), Irfan Can Kahveci (Fenerbahçe)
