Shtatë ekipe e siguruan kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Në Kupën e Maqedonisë së Veriut, shtatë ekipe kanë siguruar kualifikime pas ndeshjeve të zhvilluara sot. Ndeshja ndërmjet AP Brera dhe Arsimit do të luhet më 25 nëntor në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriu.

Struga Trim&Lum u kualifikua pasi e fitoi Bellasicën, ndërsa Shkëndija e Haraçinës me fitoren 2:0 kundër Bashkimit, arriti të kualifikohet.

KF Skopje arriti të kualifikohet në çerekfinale, pasi me një gol e eliminoi Novacin.

Tikveshi në Shkup e mundi Vardarin me 3:1, Makedonija Gj.P. e eliminoi Bregallnicën përmes penalltive. Rabotniçki e eliminoi Kamenicën Sasa. Sileksi e mundi Pelisterin.

Ndryshe, pas shumë vitesh, ekipet shqiptare nuk arritën të marrin asnjë trofe brenda një sezoni futbolli, pasi kampion i Ligës së Parë në sezonin 2025/2026 u shpall Vardari, ndërsa Sileksi e fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut.

artikuj të ndërlidhura