Anulohen të gjitha fluturimet pas grevës së kontrollorëve ajrorë

Nga D. V.
750 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 02 qwershor, Zhurnal.mk – Trafiku ajror në Belgjikë është pezulluar që nga ora 14:00 me orën lokale për shkak të një greve të kontrollorëve të trafikut ajror, raportoi agjencia Belga.

Sipas kompanisë belge të kontrollit ajror “Skeyes”, fluturimet pritet të rifillojnë në orën 21:00.

Gjatë grevës do të lejohen vetëm fluturimet qeveritare, si dhe misionet mjekësore, të kërkim-shpëtimit dhe emergjencës. Të gjitha fluturimet nga dhe drejt aeroportit të Brukselit janë anuluar, ndërsa udhëtarëve u është kërkuar të mos paraqiten në aeroport.

Punonjësit po protestojnë kundër kushteve të planifikuara për vënien në funksion të kullës së re dixhitale të kontrollit në Namur, e cila nga viti 2027 pritet të centralizojë operacionet e kullave të kontrollit në aeroportet e Liezhit dhe Sharleroit.

Një grevë gjatë natës së kaluar shkaktoi gjithashtu anulime dhe vonesa të shumta, duke prekur dhjetëra fluturime pasagjerësh dhe mallrash në të gjithë vendin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër