Aksident i rëndë në Francë! Kamioni përplas 23 makina, 37 të plagosur

Nga Xh M
1,154 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Antibes, 2 qershor Zhurnal.mk – Një aksident i rëndë u regjistrua të martën pasdite në qytetin Antibes në Francë, kur një kamion humbi kontrollin dhe u përplas me të paktën 23 makina. 37 persona janë plagosur nga përplasja, përfshirë tre oficerë policie.

Shoferi i kamioni dyshohet se ka zënë në gjumë në timon dhe ka shkaktuar aksidentin. Autoritetet arrestuan shoferin në vendin e aksidentit.

Shumë automjete kanë pësuar dëme të rënda materiale. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar për ata që kanë mbetur të bllokuar në automjetet e tyre. Deri më tani, nuk ka raportime për viktima. 40 zjarrfikës me 18 automjete, ambulanca dhe forca policie nxituan në vendngjarje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër