Editorial / Pse nuk janë të kënaqur punëtorët në Maqedoninë e Veriut!

Nga R.ZH
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 qershor, Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut renditet e katërta nga pesë në Indeksin Global të të Drejtave të Punëtorëve të Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave (ITUC), i cili e rendit atë midis vendeve me shkelje sistematike të të drejtave të punëtorëve. Raporti shënon një përkeqësim të mëtejshëm të situatës me liritë sindikale në vend si dhe me të drejtat e punëtorëve, shkruan “Zhurnal.mk”.

Sindikatat janë përballur me sulme në kërkesat për rritjen e pagës minimale

Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë vlerëson se raporti shënon një përkeqësim të mëtejshëm të situatës me liritë sindikale në Maqedoninë e Veriut.

ITUC deklaron se në shkurt të vitit 2026, presidenti i Sindikatave, Slobodan Trendafilov, dhe familja e tij ishin subjekt i mbikëqyrjes dhe shënjestrimit përmes publikimit të pamjeve të jetës së tyre private në rrjetet sociale.

Kjo kishte ndodhur për shkak të aktiviteteve të sindikatës për të rritur pagat dhe për të organizuar protesta masive të punëtorëve.

Raporti vëren më tej se që nga viti 2025, edhe sindikatat e tjera në vend janë përballur me sulme në lidhje me fushatën e tyre për rritjen e pagës minimale. Një shembull është “Protesta e Madhe e Punëtorëve” në Shkup në janar të këtij viti, e organizuar për shkak të respektit të pamjaftueshëm për dialogun social dhe të drejtën për negociata kolektive, shkruan “Zhurnal.mk”.

U pushuan nga puna përse kërkuan të drejta!

Maqedonia e Veriut mbetet në grupin e vendeve ku të drejtat ekzistojnë formalisht, por përballen me shkelje sistematike.

ITUC pohon se liria e shoqërimit ishte e kufizuar në katër nga dhjetë vendet e analizuara. Në Maqedoninë e Veriut dhe Turqi, anëtarët e sindikatave u pushuan nga puna, u ushtruan presion për të dhënë dorëheqjen ose u minuan përmes të ashtuquajturave “sindikata të verdha”, ose organizatave sindikale nën ndikimin e punëdhënësve, si dhe përmes represionit shtetëror.

Organizata ndërkombëtare e ka njohur problemin me formimin dhe funksionimin e sindikatave të cilat, sipas tyre, punojnë në interes të punëdhënësve dhe qendrave politike të pushtetit, në vend që të punojnë në interes të punëtorëve.

Gjetjet e ITUC-ut janë një paralajmërim se pa ndryshime thelbësore, shteti rrezikon regres të mëtejshëm në fushën e të drejtave të punës dhe sindikatave.

Sipas Indeksit më të fundit Global të të Drejtave të Punëtorëve, vendet më të dobëta të renditura janë ato në të cilat të drejtat e punëtorëve praktikisht nuk janë të garantuara, shkruan “Zhurnal.mk”.

Paga të ulëta dhe kushte të këqija pune

Edhe pse papunësia ka rënë, fuqia e ulët blerëse, kuotat e rrepta ditore dhe siguria në punë mbeten shqetësime kryesore. Shumë punëtorë përballen me vështirësi financiare sepse pagat nuk mbulojnë jetesën. Paga mesatare neto është rreth afër 43 mijë denarë por shumë sektorë paguajnë më pak.
Aksidentet në vendin e punës ndodhin shpesh, ndërkaq sektorët e tekstilit dhe industrisë përballen me rreziqe fizike dhe temperatura të larta gjatë verës.

Presioni i lartë, kuotat e rrepta ditore dhe rreziqet e ngacmimeve apo diskriminimit gjinor shkaktojnë stres të madh. Një pjesë e madhe e fuqisë punëtore punon pa kontrata zyrtare, duke humbur sigurimin shëndetësor dhe të drejtat ligjore.

Prandaj, edhe kompanitë në Maqedoniën e Veriut po përballen me një sfidë të madhe në sigurimin e një fuqie punëtore të kualifikuar në epokën e globalizimit dhe dixhitalizimit. Analizat tregojnë se vendit i mungojnë rreth 10,000 punëtorë çdo vit, ku ndërtimi dhe turizmi janë më të prekurit.

Pronarët e bizneseve kërkojnë nga Qeveria ulje të kontributeve, liberalizim të fuqisë punëtore dhe rritje të kuotave për punëtorët e huaj.

Pagat dhe kushtet e ulëta të punës përmenden si arsye kryesore. Vetëm vitin e kaluar, një e katërta e bizneseve edhe brenda BE-së raportuan probleme prodhimi si rezultat i mungesës së fuqisë punëtore.

Të rinjtë kërkojnë punë dhe paga më të larta për të mos u larguar nga vendi, ndërsa e ardhmja e tyre qëndron në industrializimin e katërt që ofron vende pune cilësore, të cilat janë inteligjenca artificiale përmes të mësuarit të robotikës, marketingu dixhital, siguria kibernetike, mekatronika, robotika, si profesione të së ardhmes që do të jenë të kërkuara në tregun e punës, shkruan “Zhurnal.mk”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër