Të burgosurit mësojnë zanatin e beriberit

Nga D. V.
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 03 qershor, Zhurnal.mk – Në Burgun e Gjevgjelisë, personat e dënuar po ndjekin trajnime për zanatin e berberit. Përmes këtij programi ata zhvillojnë aftësi si durimi, saktësia dhe përgjegjësia, me qëllim risocializimin dhe përgatitjen për një jetë të qëndrueshme pas vuajtjes së dënimit.

“Personat e dënuar në Burgun e Gjevgjelisë po mësojnë zanatin e berberit, përmes të cilit fitojnë durim, saktësi, përgjegjësi, përkushtim dhe përmirësim të vazhdueshëm. Vetë-mësimi i zanatit të berberit është një mënyrë e rëndësishme për zhvillim personal dhe profesional dhe paraqet një mundësi të shkëlqyer për risocializim dhe sigurimin e një ekzistence të qëndrueshme pas përfundimit të dënimit”, thonë nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër