Legjenda e Barcelonës rikujton makthin e Liverpoolit: Nata që nuk do ta harroj kurrë

Nga D. V.
507 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka rikujtuar një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, eliminimin dramatik nga Liverpooli në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve gjatë sezonit 2018/19.

Alba pranoi se humbja 4-0 në “Anfield”, pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë, ishte nata më e keqe e karrierës së tij dhe një goditje e rëndë si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë personal.

“Nata më e keqe ishte ajo në Liverpool. Ajo fotografi që u publikua… nuk po qaja në pushimin mes pjesëve, thjesht nuk ndihesha mirë. Gabova te goli i parë. Kishim fituar 3-0 ndeshjen e parë dhe nuk duhej të na rrëshqiste nga duart një avantazh i tillë”, u shpreh Alba.

Ai është i bindur se Barcelona do ta kishte fituar trofeun nëse do të kishte arritur në finale.

“Jam i sigurt se po të kishim shkuar në finale, do ta kishim fituar Ligën e Kampionëve”, deklaroi ish-reprezentuesi spanjoll.

Alba zbuloi gjithashtu se eliminimi në “Anfield” pati ndikim të madh emocional tek ai, duke e bërë të izolohej për një periudhë të gjatë.

“Pas eliminimit në Liverpool, m’u desh shumë kohë që të dilja nga shtëpia. Ishte një periudhë shumë e vështirë, si për klubin ashtu edhe për mua”, përfundoi ai.

Përmbysja historike e Liverpoolit ndaj Barcelonës mbetet një nga ndeshjet më të paharrueshme në historinë e Ligës së Kampionëve dhe një nga zhgënjimet më të mëdha të klubit katalanas në arenën evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër