582
Tiranë, 04 qershor, Zhurnal.mk – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lozhan, një fshat i thellë i zonës së Maliqit në Korçë, ku një efektiv i forcave Shqiponja ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.
Korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule, ka arritur të mësojë se autori i ngjarjes, i cili ka mbetur edhe vetë i plagosur, është Violand Bracellari i datëlindjes 1983.
Punonjësi i policisë që ka humbur jetën quhet Enea Mekolli dhe punonjësi i policisë që është plagosur quhet Edison Adri. Autori ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë.
