Afati i fundit për pagesën e borxheve të ujit në Shkup – sot dita e fundit e aksionit pa kamatë

Nga Xh M
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 qershor Zhurnal.mk – Sh A Ujësjellësi njofton qytetarët e Shkupit se sot, 5 qershor 2026, është dita e fundit e aksionit për shlyerjen e borxheve të akumuluara për ujin pa përllogaritje të kamatës për vonesë.

Nga ndërmarrja bëhet e ditur se të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të papaguara për ujë të shfrytëzuar – si borxhe të rregullta ashtu edhe të paditura në gjykatë – mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi për pagesë me këste dhe pa kamatë të shtuar.

Megjithatë, kjo masë nuk vlen për institucionet shtetërore dhe lokale, si dhe për subjektet publike të themeluara me ligj që kryejnë veprimtari me interes publik.

Pas përfundimit të ditës së sotme, vendimi për këtë lehtësim financiar pushon së vlejturi, duke rikthyer zbatimin e plotë të kamatëvonesave për borxhet e papaguara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër