821
Gaza, 6 qershor Zhurnal.mk – Të paktën pesë persona kanë vdekur në Gaza pasi Izraeli bombaroi një kamp ku po zhvillohej një dasmë.
Sipas Al Jazeera, sulmi u krye me dy raketa dhe numri i të vdekurve pritet të rritet.
Më shumë se 12 persona të tjerë u plagosën.
Sulmi vjen në një moment kur armëpushimi i rënë dakord është në fuqi, ndërsa organizatat humanitare dhe pala palestineze denoncojnë shkeljet e vazhdueshme nga forcat izraelite.
