Verifikimi i rezultateve dhe numërimi i votave për kandidatë nis në 15 komuna, pasdite edhe në 23 të tjera

Nga D. V.
929 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 08 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se pas ditës së zgjedhjeve do të nisë procesi i verifikimit dhe numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në Kosovë.

Sipas njoftimit të KQZ-së, fillimisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.

“Pas ditës së zgjedhjeve, në 38 QKN do të zhvillohet procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime,” thuhet në njoftim.

Verifikimi dhe numërimi është planifikuar të fillojë paraditen e së hënës në QKN-të e 15 komunave, përfshirë Leposaviqin, Novobërdën, Obiliqin, Shtimen, Shtërpcën, Zubin Potokun, Zveçanin, Junikun, Mamushën, Hanin e Elezit, Graçanicën, Ranillugun, Parteshin, Kllokotin dhe Mitrovicën e Veriut.

Ndërkaq, në pasditen e së njëjtës ditë në orën 16:00, procesi do të fillojë edhe në QKN-të e 23 komunave të tjera, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Gjilanin, Ferizajn, Gjakovën dhe të tjera.

KQZ ka njoftuar gjithashtu se për fillimin e verifikimit dhe numërimit në të gjitha komunat do të mbahet konferencë për media në orën 16:30 në QKN “1 Tetori” në Prishtinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër