Jordania rrëzon 20 raketa iraniane të lëshuara drejt bazës amerikane

Nga D. V.
882 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Aman, 11 qershor, Zhurnal.mk – Ushtria jordaneze njoftoi sot se ka interceptuar dhe rrëzuar 20 raketa iraniane, pasi më herët trupat e Gardës Revolucionare të Iranit  deklaruan se kishin goditur një qendër komanduese amerikane në territorin e mbretërisë.

“Sot në mëngjes, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe forcat ajrore interceptuan dhe rrëzuan 20 raketa të lëshuara nga Irani në drejtim të Azraqut”, deklaroi një zyrtar ushtarak, i cituar në një komunikatë të ushtrisë jordaneze.

Azraqu ndodhet rreth 80 kilometra në lindje të Amanit dhe strehon një bazë ushtarake amerikane.

Sipas të njëjtit burim, “interceptimi i raketave shkaktoi rënien e një numri mbetjesh në terren, por pa shkaktuar viktima apo dëme materiale”.

Njoftimi vjen në një kohë tensionesh të larta rajonale, ndërsa Irani dhe Shtetet e Bashkuara  të Ameriksës vazhdojnë të shkëmbejnë akuza dhe veprime ushtarake në rajon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër