Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda trupore

Nga Xh M
1,787 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 qershor Zhurnal.mk – Një 28-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

​Sipas informacioneve nga SPB Shkup, më 12 qershor 2026, në orën 13:45, gruaja ka denoncuar se po atë ditë, rreth orës 09:50 në zonën e Qendrës, vjehrra e saj 56-vjeçare me iniciale S.O., fillimisht ka dëmtuar automjetin e tyre të transportit të markës „Peugeot Boxer“, e më pas me përdorimin e forcës fizike e ka nxjerrë atë nga automjeti dhe e ka rrëzuar në tokë.

​Në këtë incident, 28-vjeçarja nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në ISHP „Shën Naumi i Ohrit“ në Shkup.

​Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër