Dhunë mes të miturve në Shkup: Rrahin një fëmijë në oborrin e shkollës, videon e publikojnë në internet!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 tetor, Zhurnal.mk – Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa bashkëmoshatarë në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Bit-Pazarit, në Shkup. Incidenti është filmuar me telefon nga një tjetër i mitur, ndërsa pamjet më pas janë publikuar në rrjetet sociale.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur më 9 tetor, në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa është denoncuar në polici më 15 tetor.

Rastin e ka paraqitur D.L. (43), duke njoftuar se fëmija ishte sulmuar nga disa të mitur, njërin prej të cilëve e njihte.

Policia nuk ka dhënë informacione nëse viktima ka pësuar lëndime, as në cilën platformë është publikuar videoja.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër