Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Nga D. V.
783 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 qershor, Zhurnal.mk – Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer sërish ulësen e 52-të në Kuvendin e Kosovës, pas përditësimit të fundit të rezultateve zgjedhore, ku janë numëruar 93.63 për qind e votave.

Ky ndryshim ka bërë që Partisë Demokratike të Kosovës t’i merret një mandat, duke e pozicionuar atë në Parlament me 22 deputetë, nga 23 që kishte, transmeton Klankosova.tv.

Aktualisht, procesi i numërimit të votave me postë është ende në zhvillim, ndërsa sipas të dhënave të fundit, ndarja e mandateve për dy partitë tjera kryesore në vend janë: LDK 19 ulëse dhe AAK 7 ulëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër