Linjë e re ajrore me Rumaninë, TAROM nis fluturimet në TIA

Nga Xh M
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bukuresht, 17 qershor Zhurnal.mk – Tirana International Airport (TIA) mirëpriti sot fluturimin inaugurues të kompanisë ajroreTAROM, duke shënuar nisjen e një partneriteti të ri dhe fillimine operimeve të kompanisë në aeroportin e Tiranës.

Linja e re do të operojë me 1 fluturim në javë, çdo të mërkurë, gjatë sezonit veror, duke forcuar lidhjet ajrore mes Shqipërisëdhe Rumanisë dhe duke krijuar mundësi të reja për udhëtime, turizëm dhe bashkëpunim ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Prania e TAROM në TIA përfaqëson një hap të rëndësishëm nëzgjerimin e rrjetit të partnerëve ajrorë të aeroportit dhe në rritjene aksesit drejt tregut rumun. Kjo linjë pritet të kontribuojë nësjelljen e më shumë vizitorëve në Shqipëri, duke mbështeturzhvillimin e turizmit dhe duke promovuar vendin si njëdestinacion gjithnjë e më tërheqës për udhëtarët ndërkombëtarë.

Për të shënuar këtë moment, në aeroport u organizua njëceremoni simbolike mirëseardhjeje për ekuipazhin dhepasagjerët e fluturimit të parë.

TIA vijon të zgjerojë rrjetin e partneriteteve me linjat ajrore, duke forcuar rolin e saj si porta kryesore e Shqipërisë drejtEuropës dhe më gjerë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër