Një lajm i bukur vjen nga producenti dhe menaxheri i njohur Elsamed Senaj (Eli G), i cili ka ndarë me publikun një nga momentet më të lumtura të jetës së tij. Familja e tij po zgjerohet dhe shumë shpejt do të mirëpresë fëmijën e dytë.
Përmes një postimi emocionues, ai ka zbuluar se vajza e tij, Ulfa, do të bëhet me një motër të vogël, duke ndarë gëzimin e madh me familjarët, miqtë dhe ndjekësit.
“Motra e Ulfës po krijohet në barkun e mamit ❤️ Claudia. Faleminderit Zotit për këtë bekim 😍”, ka shkruar Senaj, duke shoqëruar lajmin me emocione dhe falënderim për dhuratën e re që po vjen në jetën e tyre.
I njohur për punën e tij si producent dhe menaxher në skenën muzikore shqiptare, Eli G po shijon një tjetër sukses të madh, këtë herë në jetën familjare. Ardhja e vajzës së dytë pritet të sjellë edhe më shumë lumturi në familjen Senaj.
Urime Elsamedit dhe Claudias për pritjen e ëmbël dhe për këtë kapitull të ri plot dashuri, gëzim dhe bekime!
