I ftuari i parë i këtij edicioni të ri të emisionit “Goca dhe Gra” ishte aktori i mirënjohur, Agron Llakaj, i cili në një moment gjatë bisedës me katër bashkëmoderatoret komentoi edhe videot intime të personazheve publikë të shpërndarë prej disa ditësh në rrjetet sociale.
Sipas tij, për mënyrën se si ndodhi, i kaloi parametrat e një ngjarje që mund t’a komentosh.
“Megjithatë unë nga natyra jam anti-popullor, mendoj se ne shqiptarët kemi lindur vetëm për të sharë. Më duket se jemi një popull i nevrikosur. Kam konflikt interesi se i njoh personat, është jashtë çdo imagjinate”, tha Llakaj.
Ai dha dhe një mesazh për publikun, ku iu drejtua duke iu thënë që të dhurojnë sa më shumë dashuri, mirësi.
“Më shumë ka urrejtje se dashuri, jetën një herë na e jep Zoti, falni më shumë dashur, mirësi, larg urrejtjes thotë Aurela Gaçe”, u shpreh Agron Llakaj.
Pjesë nga biseda
Ema: Meqenëse na gjete te kjo temë, do kisha dashur të të përfshija, ti i njeh, janë kolegë. Si ndihesh?
Agroni: Mendoj se për natyrën si ndodhi, e kaloi parametrin e një ngjarje që mund ta komentosh. Megjithatë unë nga natyra jam anti-popullor, mendoj se ne shqiptarët kemi lindur vetëm për të sharë. Më duket se jemi një popull i nevrikosur. Kam konflikt interesi se i njoh personat, është jashtë çdo imagjinate. Nuk do kisha dashur që një koment i imi të zinte një vend në këtë emision “Goca dhe Gra”. E jashtëzakonshme, shumë e rëndë, no coment më vjen të them.
Ema: Mënyra se si e thua ti është më e bukur dhe e pranueshme
Agroni: Ne nuk pyesim për lirinë. Po deshe provo dhe hidh në “Instagram” dhe “Facebook”, shko në plazh, hidh një foto me familjen dhe thua ‘sa ditë e bukur’, të vijnë mesazhe ‘ça thua ti, njerëzit nuk kanë për të ngrënë. Tani mendoj, ta hedh apo jo. Hodha një postim sot në drekë, më mori vajza në telefon hiqe.
Orinda: Ça ndodhi
Agroni: Ishte një ndjenjë që më ndodhi në “Portokalli” dhe e hodha. Vjen një moment që fëmijët na udhëheqin.
