“Nuk duam asnjë cent vetëm largohu”, Fabrizio Romano zbulon prapaskenat: Reali nuk e do më yllin e skuadrës

Nga D. V.
957 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Real Madridi është i gatshëm të ndahet me Dani Ceballosin pa kërkuar asnjë euro dëmshpërblim gjatë afatit kalimtar të verës, raportojnë mediat spanjolle dhe gazetari Fabrizio Romano.

Mesfushori spanjoll ishte pranë largimit edhe sezonin e kaluar, por vendosi të qëndronte në Santiago Bernabeu me shpresën për të fituar më shumë hapësira në ekip. Megjithatë, situata e tij nuk ndryshoi dhe ai nuk arriti të sigurojë rolin që priste nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Sipas raportimeve, marrëdhëniet e tij me Alvaro Arbeloan gjithashtu nuk kanë qenë të mira, gjë që ka ndikuar në vendimin e lojtarit për të pranuar largimin.

Fillimisht, Real Madridi synonte të përfitonte financiarisht nga shitja e Ceballosit, por tashmë klubi ka ndryshuar qëndrim dhe është i gatshëm ta lejojë të largohet si lojtar i lirë.

Drejtuesit madrilenë e konsiderojnë largimin e pagës së tij nga lista e shpenzimeve si një përfitim të mjaftueshëm ekonomik, veçanërisht në një verë kur klubi po punon për të balancuar ardhjet dhe largimet në skuadër.

Raporti shton se palët pritet të arrijnë një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim të ndërsjellë, duke i hapur rrugën mesfushorit për t’u rikthyer te klubi i zemrës së tij, Real Betis.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, transferimi i Ceballosit te Betisi mund të finalizohet në javët e ardhshme, duke i dhënë fund aventurës së tij te Real Madridi pas disa sezoneve me ulje-ngritje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër