Treni i mallrave përplaset me një tren pasagjerësh në perëndim të Polonisë, plagosen 2 persona

Nga Xh M
1,112 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Varshavë, 25 qershor Zhurnal.mk – Një tren mallrash është përplasur me një tren pasagjerësh në perëndim të Polonisë, duke lënë të plagosur dy persona, transmeton Anadolu.

Transmetuesi publik polak TVP Poznan raportoi se shërbimi rajonal zjarrfikës njoftoi se përplasja ndodhi në qytetin Bialosliwie, në qarkun Pila.

Gjashtëmbëdhjetë ekipe emergjence janë dërguar në vendngjarje, ku operacionet e shpëtimit janë ende në zhvillim.

Qarkullimi hekurudhor në këtë zonë është pezulluar.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur shkakun e përplasjes dhe pritet që më vonë të publikohen detaje të tjera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër