​Haxhiu dhe Kryeziu nga PDK dorëzojnë ankesë në PZAP: Rezultatet e KQZ-së janë të pasakta

Nga D. V.
1,121 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 qershor, Zhurnal.mk – Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sepse sipas tyre, rezultatet e KQZ-së nga zgjedhjet e fundit janë të pasakta.

Haxhiu para mediave tha se: “Sot bashkë me kandidatin për deputet Qëndrim Kryeziu kemi dorëzuar ankesë në PZAP për rezultatin përfundimtar të publikuar nga KQZ-ja sepse rezultati i publikuar dhe pëfundimtar është i pasaktë, i paverifikuar, tanimë i pranuar dhe i evidentuar me dy fakte esenciale të konfirmuara nga rinumërimi 521 votave të PDK-së. Ku janë evidentuar 221 vota të regjistruara në regjistrimin fillestar gabimisht, mua si kandidat në këtë rinumërim më janë shtuar gjashtë vota dhe ankesa është është e bazuar dhe rezultati nuk mund të certifikohet si i pasaktë. Ai duhet të jetë i saktë, ligji e garanton që rezultati përfundimtar dhe i certifikuar duhet të jetë i saktë”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se nuk kanë qenë “të barabartë” si palë kur raporti i sekretariatit për rinumërimin e kryer në QNR nuk ka qenë publik.

“Kryesuesi Radoniqi bëri edhe një fakt të njohur që nuk ka qenë për neve, raportin e sekretariatit për rinumërimin e kryer në QNR nuk e ka bërë publik dhe si i tillë ka qenë e vështirë për neve në procedura paraprake që të jemi palë e barabartë në procesin paraprak të zhvilluar në PZAP dhe Gjykatë Supreme. Edhe neni 31 i Kushtetutës së Kosovës edhe Ligji për Zgjedhje e garanton të drejtën për të qenë palë e barbartë në procedura paraprake duke mos bërë publik nga rinumërimi në KQZ. Ne si palë me procedura paraprake nuk kemi qenë të barabartë në raport me KQZ-në. KQZ-ja është organ që administron zgjedhjet dhe duhet të mbrojë të drejtën e çdo kandidati dhe të çdo votuesi. Vota e çdo votuesi duhet të regjistrohet me saktësi ashtu siç e ka hedhur”, tha Haxhiu.

Edhe bashkëpartiaku i Haxhiut, Qëndrim Kryeziu ka kërkuar të numërohet çdo votë dhe sipas tij, në procesin e rinumërimit ka më shumë gabime se sa që thonë zyrtarët e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit më 27 qershor.

Nga këto zgjedhje partia e parë ka dal Lëvizja Vetëvendosje në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alterntaiva, me 47.13% që ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës me 19.44%, ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.69% ka fituar 18 ulëse dhe Aleanca më 6.74% ka fituar shtatë ulëse. /KP/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër