Vetura “fundoset” nën ujë, reshjet e dendura vështirësojnë trafikun në Shkup

Nga Xh M
1,079 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 korrik Zhurnal.mk – Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Shkupin kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në komunikacion, duke përmbytur disa rrugë dhe duke ngadalësuar qarkullimin e automjeteve.

Një nga rastet më të rënda është regjistruar në lagjen Butel, ku një veturë ka mbetur e bllokuar në ujë pas përmbytjes së rrugës. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë automjetin pothuajse të “fundosur”, ndërsa drejtuesi nuk ka mundur të vazhdojë lëvizjen për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes, të shmangin rrugët e përmbytura dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e motit, pasi reshjet kanë shkaktuar vështirësi në disa pjesë të kryeqytetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër