Deri në orën 18:00 janë regjistruar gjashtë zjarre, pesë janë shuar, një mbetet aktiv

Nga Xh M
1,304 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 korrik Zhurnal.mk – Deri në ora 18:00 janë regjistruar gjashtë zjarre në sipërfaqe të hapura në territorin e vendit, një prej të cilave është ende aktiv, dhe pesë janë shuar plotësisht, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarri është aktiv në zonën e komunave Çeshinovo-Obleshevë dhe Probishtip, në zonat e fshatrave Novoselani dhe Lepopelci, si dhe Buçishte dhe Neokazi, ku digjet bimësi e ulët dhe pyje të degraduara me kërcell të ulët.

Ndërkohë, janë shuar pesë zjarre. Katër prej tyre ishin në zonën e Komunës së Shtipit – pranë fshatrave Çardaklija dhe Star Karaorman, në lokacionin “Isar” dhe midis Qumështores së Shtipit dhe fabrikës së tekstilit “Albatros”, ku digjej bimësi e ulët, drithëra dhe kashtë.

Është shuar edhe zjarri në pronën e “Zhito Pollog” në Komunën e Tetovës, ku digjej edhe bimësi e ulët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër