1,782
Tetovë, 4 korrik Zhurnal.mk – Më 3 korrik 2026, rreth orës 18:30, nëpunësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria N.M. (47) nga Tetova.
Gjatë një kontrolli në banesën dhe objektet në pronësi të tij në Tetovë, të kryer me urdhër gjykate, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 25 gramë heroinë dhe një peshore digjitale.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
