Arrestohen tre persona për dy vrasjet në Gjorçe Petrov

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 tetor, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjet në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, mëson jozyrtarisht televizioni Sitel.

Dje, në këtë lagje u gjet trupi i pajetë i një gruaje 76-vjeçare, me shenja të dukshme dhune. Trupin e saj e zbuloi vajza, e cila menjëherë njoftoi policinë.

Sipas fqinjëve, gruaja jetonte e vetme prej tre vitesh, ndërsa herën e fundit ishte parë dy ditë më parë. Ata kanë deklaruar se gjatë natës nuk kishin dëgjuar apo vërejtur asgjë të pazakontë.

Kjo është vrasja e dytë në Gjorçe Petrov brenda pesë ditësh. Javën e kaluar, MPB-ja njoftoi se në shtëpinë e tij ishte gjetur i pajetë një burrë 62-vjeçar, gjithashtu me shenja dhune.

Deri më tani, motivet e mundshme të vrasjeve nuk janë bërë të ditura. Nga MPB-ja priten informacione zyrtare dhe detaje të tjera gjatë ditës së nesërme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër