Kosova dhe Italia diskutojnë integrimin në BE, NATO dhe bashkëpunimin ekonomik

Nga D V
957 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 korrik Zhurnal.mk –  Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Edmondo Cirielli.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Italisë, procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend, përfshirë procesin e formimit të qeverisë së re.

Bashkëbiseduesit i kushtuan vëmendje të veçantë edhe bashkëpunimit ekonomik, me theks në intensifikimin e shkëmbimeve tregtare, rritjen e ndërveprimit ekonomik dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do të thellonin partneritetin ndërmjet dy vendeve.

Konjufca e falënderoi zëvendësministrin italian për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, duke theksuar se Italia mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë të Kosovës.

Sipas MPJD-së, takimi u zhvillua në frymë miqësore dhe konstruktive, duke konfirmuar gatishmërinë e të dyja vendeve për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër