Aksident në magjistralen Shkup–Tetovë: Vetura godet një të mitur në Llaskarcë, pëson lëndime të rënda

Nga Xh M
1,285 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 korrik Zhurnal.mk – Më 08.07.2026, në orën 18:30, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Shkup–Tetovë, në territorin e fshatit Llaskarcë të Shkupit, një automjet udhëtarësh i llojit „Audi“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (33) nga fshati Saraj i Shkupit, ka goditur një këmbësor të mitur nga fshati Llaskarcë.

​Si pasojë e aksidentit, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë“. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi inspektues i SPB Shkup.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër