Policia e Kosovës shqiptoi afër 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve

Nga Xh M
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 korrik Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 1,921 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e komunikacionit rrugor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, kontrollet dhe masat ndaj kundërvajtësve janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, me qëllim të ruajtjes së sigurisë për të gjithë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër