Zejnullah Gashi nominohet për Kryeprokuror të Shtetit

Nga L. M
1,041 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zejnullah Gashi është nominuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit pas një votimi të fshehtë të zhvilluar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

 

Pas përfundimit të procesit të votimit, Gashi arriti të marrë 5 vota nga 6 gjithsej, duke siguruar kësisoj mbështetjen e shumicës së anëtarëve të KPK-së dhe duke u propozuar për dekretim nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Para fillimit të votimit kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, ka prezantuar raportin final të Komisionit për vlerësimin e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Sipas këtij raporti kandidati Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ishte renditur i pari me 91.6 pikë, derisa pas tij u renditen Atdhe Dema, prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me 89.3 pikë, Naim Abazi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me 89 pikë, Rafet Halimi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, me 86.3 pikë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër